MENU
klinika

Ndeshja në “Fadil Vokrri”

Greqia nesër në Kosovë, mbrojtësi del pozitiv

05.09.2020 - 11:58

Kosova nesër pret Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Dardanët vijnë në këtë betejë me plot 10 mungesa, për shkak se klubet nuk kanë lejuar lojtarët të grumbullohen në kombëtare prej të situatës së rëndë të koronavirusit në Kosovë.

Dhe duket se kanë patur të drejtë, pasi edhe kundërshtari i nesërm i Kosovës është prekur nga virusi, që ka mbërthyer gjithë globin që nga fillimi i vitit.

Mësohet se mbrojtësi i sapoblerë nga Liverpul, Kostas Tsimikas ka rezultuar pozitiv për koronavirus në testet e kryera para ndeshjes së nesërme nga laboratori i autorizuar nga UEFA.

Mësohet se lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar menjëherë, për të mos lejuar përhapjen e virusit në pjesën tjetër të skuadrës. Ndërkohë protokolli i UEFA-s lejon zhvillimin e ndeshjes në të tilla raste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Francezi transferohet si lojtar i lirë

Mbappe firmos me Real Madrid

Formacionet e finales së Champions League

Nis sfida/ Real Madrid dhe Dortmund kërkojnë suksesin

“Gjimshiti ylli i ekipit, Broja surprizë”

La Gazzetta dello Sport “skanon” Shqipërinë