MENU
klinika

Formula 1, “pole-position”

Hamilton vendos 3 rekorde, Ferrari prek fundin

05.09.2020 - 15:13

Mercedes po bën një garë me vete këtë sezon, teksa edhe në pistën e Monzës ka fituar pole position me dy makina. Lewis Hamilton sërish do të niset i pari, pasi ishte më i shpejti në garën për pole position.

Rekord për pilotin britanik në këtë pistë me 1:18: Shtatë herë pole position në Moza, një tjetër rekord. Ndërsa në karrierë shkon në 94 “pole”, si asnjë tjetër në historinë e Formula 1. Nëse fiton nesër, Hamilton shkon në 91 gara të fituara, aq sa Michael Schumacher.

Në vendin e dytë do të niset sërish në Mercedes, me Valtteri Bottas, me vetëm 69 të mijtat më i ngadaltë. Vend i tretë për Carlos Sainz, pilot që vitin e ardhshëm do të garojë me Ferrarin.

Ndërsa Ferrari prek fundin në Monza. Sebastin Vettel u rendit në vendin e 17-të, duke mos vijuar në dy 15 minutat e tjera kualifikuese. Pak më mirë për Charles Leclerc, që renditet i 13-i, por gjithsesi Ferrari vendos rekord negative, dy herë radhazi që asnjë makinë nuk niset mes 10 më të mirëve. Katastrofë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN