Është hedhur shorti për përzgjedhjen e 8 gjyqtarëve për Kolegjin e ri Zgjedhor.
Nga shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor janë Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Asim Vokshi, Alma Kolgjoka, Edlira Pjetrit, Emona Muçi si dhe Esmeralda Çeka (Xhili).
Në garë ishin 16 kandidatë, midis të cilëve edhe ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani, ndërsa janë përzgjedhur vetëm 8 prej tyre.
Të gjithë kandidatët kanë kaluar vettingun në formë të prerë, ndërsa tre prej kandidatëve nuk janë gjyqtarë pranë gjykatave të Apelit siç ndodh zakonisht.
Ky do të jetë Kolegji i fundit zgjedhor, pasi në bazë të ligjit të ri, ankesat e partive politike për zgjedhjet do të shqyrtohen nga Gjykatat e Apelit Administrativ.
Kandidatët për Kolegjin Zgjedhor
1.Manjola Xhaxho
2.Gentian Medja
3.Sokol Ibi
4.Klodiana Mema (Veizi)
5.Enton Dhimitri
6.Alma Kolgjoka
7.Emona Muçi
8.Eriol Roshi
9.Ornela Naqellari
10.Esmeralda Çeka (Xhili)
11.Rexhep Bektheshi
12.Margarita Buhali
13.Ardian Dvorani
14.Asim Vokshi
15.Artur Kalaja
16.Edlira Petri