30.09.2020 - 09:49
Një punonjës në Rrugën e Arbrit ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë.
Mësohet se viktima është identifikuar me emrin Astrit Alla, punonjës i firmës i ‘Gjoka Construction’.
Mes të tjerash bëhet e ditur se 53-vjeçari po punonte me një mjet tip vinç në urën e Vashës, teksa është përfshirë në një aksident.