MENU
klinika

Vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese

I infektuar me COVID-19, ndërron jetë një tjetër mjek i njohur

16.09.2020 - 18:43

Pandemia COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri. Mësohet se mjeku i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit është mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Sipas të dhënave, mjeku kishte më shumë se dy javë i shtruar tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”. Përveç COVID-19, mjeku Dervishi vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ky është mjeku i pestë që humb jetën nga Covid në Shqipëri pas Arjan Pushit, Hysni Shkjaut, Anibal Byberit dhe Agron Menzelxhiut.