Tirana nuk ndalet në merkato. Vetëm një ditë më parë klubi bardheblu prezantoi 3 blerje të reja nga Afrika, më saktë, tre ganezë. Ndërkohë që më parë kishte marrë edhe 4 lojtarë cilësorë, maqedonas, kosovarë e të tjerë.
Ndërsa sot Tirana ka prezantuar 4 lojtarët më të rinj që i bashkohen klubit. Në fakt ata janë njohje të vjetra, por të rinj në moshë. Vijnë nga akademi, që është kthyer në një fidanishte.
NJOFTIMI I TIRANËS
“Okseold Sefa, Aldi Gjumsi, Alban Cejku, Kristi Malo, Xhoi Cici në ekipin e parë. Filizat e akademisë falë talentit dhe punës së palodhur arritën t’i bashkohen Ëndrrës së madhe të të qenit pjesë e skuadrës kampione këtë sezon të ri. Rrugëtimi bardheblu nuk ndalet për këta djem që do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanellën me të cilën u rritën.”