MENU
klinika

Dyshohet se e mori gjatë grumbullimit

Infektohet mesfushori i Kombëtares shqiptare

12.09.2020 - 16:16

Nuk është saktësuar se ku e mori, por mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, që u grumbullua për dy kualifikueset e shtatorit, në Ligën e Kombeve, por nuk luajti dot, me justikimin se ishte i dëmtuar, rezulton i infektuar me Covid-19.

Besohet se këtë fakt mesfushori e dinte që kur ishte me kuqezinjtë, por konfirmimi vjen nga Danimarka. Pra, gjasat janë që ish-lojtari i Partizanit të ketë munguar pikërisht për këtë shkak në sfidat ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, edhe pse FSHF ngulmoi, duke nxjerrë edhe testin e tamponit, se kjo nuk ishte e vërtetë.

Me të mbërritur në klubin e tij, Ramadani ka pohuar daljen pozitiv, sipas rregullave strikte atje. Këtë e zbulojnë mediat daneze: “Klubi i futbollit Vejle duhet të bëjë pa Ylber Ramadanin në ndeshjen e parë të Superligës, pas ngjitjes në këtë kategori.

ramadani

Shqiptari është infektuar me koronavirus, ndërsa ishte në një udhëtim në vendin e tij, për të qenë pjesë e kualikueseve të ekipit kombëtar. Ai ishte regjistruar si i infektuar në Shqipëri, ku qëndroi në izolim për një javë.

Tani është në Danimarkë, por nuk lejohet ende të luajë në kategorinë e futbollit më të mirë danez. Ai rezultoi i infektuar një javë më parë. 24-vjeçari ka qenë pa simptoma gjatë gjithë grumbullimit me kombëtaren e tij, është përsëri në terrenin stërvitor, por duhet t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi, para se të mund të marrë pjesë në një ndeshje”  – thotë për gazetën menaxheri teknik i klubit, Jacob Krüger.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN