MENU
klinika

RT/ Propozimi i Gjermanisë për SHBA

“Investoj 1 mld euro nëse heq sanksionet kundër Nord Stream 2”

16.09.2020 - 15:56

Berlini ka ofruar të investojë 1 miliard euro në gazin e lëngshëm natyror të SHBA (LNG) nëse Uashingtoni heq sanksionet kundër projektit të tubacionit të gazit Nord Stream 2 të udhëhequr nga Rusia, njoftoi sot gazeta Die Zeit.

Sipas burimeve të gazetës, Berlini është i gatshëm të investojë në ndërtimin e dy terminaleve në Gjermani për të marrë LNG amerikane. “Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara do të lejojnë përfundimin dhe funksionimin e papenguar të Nord Stream 2”, tha Die Zeit, duke cituar një letër (dërguar më 7 gusht) nga Zëvendës-Kancelari gjerman dhe Ministri i Financave Olaf Scholz drejtuar Sekretarit të Thesarit të SHBA Steven Mnuchin.

SH.B.A. dhe Gjermania kanë qenë gjithnjë në mosmarrëveshje për shkak të përpjekjeve të Uashingtonit për të bindur Berlinin të braktisë nismë e tubacionit Nord Stream 2. Ndërtimi i rrugës së energjisë u ndërpre vitin e kaluar pasi SHBA kërcënuan anije të përfshira në projekt me sanksione thumbuese. SH.B.A. kohët e fundit rriti fushatën e saj të presionit, duke thënë se do të vendoste sanksione për këdo që investon ose punon në ndërtimin ose mirëmbajtjen e tubacionit në të ardhmen.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu ka paralajmëruar kundër politizimit të projektit të tubacionit rus, duke thënë se ndërtimi i tij duhet të përfundojë pavarësisht përpjekjeve të SHBA për të prishur projektin e energjisë.

Gazsjellësi Nord Stream 2, i cili ishte projektuar për të rritur furnizimet e gazit në Gjermani dhe shtetet e tjera evropiane me 55 miliardë metra kub (bcm) në vit, aktualisht është afër përfundimit në Detin Baltik.

Rusisë iu desh të dërgonte anijet e saj për të vendosur kilometrat e fundit të itinerarit, pasi kompania zvicerano-holandeze Allseas tërhoqi anijet e saj për shkak të kërcënimit të sanksioneve amerikane. Të martën, anija ruse e furnizimit në det të hapur Ivan Sidorenko u drejtua për në portin gjerman të Mukran për të marrë pjesë në përfundimin e tubacionit.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!