MENU
klinika

Liga e Kombeve

Italia ndalet në shtëpi, Holandës i mjafton një gol

04.09.2020 - 22:00

Pas një ecurie perfekte para pandemisë, Italia më në fund ndalet. Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes ekipit axurr dhe Bosnje Hercegovinës, e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A.

Ka qenë Dzeko që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 57-të në favor të miqve, ndërsa Sensi ka shënuar për Italinë, duke fiksuar shifrat në 1-1. Kreu i grupi është marrë nga Holanda që ka mundur 1-0 Poloninë në Amsterdam falë një goli të Bergëijn në minutën e 61-të.

Në ndeshjet e tjera të Nations League Austria ka marrë kryesimin e Grupit 1 të Ligës B pas fitores 2-1 të marrë në transfertë kundër Norvegjisë.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja tjetër e këtij grupi mes Rumanisë dhe Irlandës së Veriut. Republika e Çekisë ka mposhtur 3-1 Sllovakinë në Bratislavë dhe tani kryeson Grupin 2 të Ligës B me 3 pikë. Skoci-Izrael, sfida tjetër e këtij grupi, është mbyllur në barazim 1-1.