MENU
klinika

"I riu u trajtua në mënyrë ç’njerëzore"

Pezullohet nga puna drejtori i burgut, ja pse…

26.09.2020 - 11:40

Gjykata e Beratit ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Burgut të Beratit,Hiqmet Këlliçi.

Ditën e Enjte, Gjykata e Beratit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Berat për marrjen e masën ndaluese ndaj Këlliçit, të parashikuar nga Neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale dhe në një seancë të zhvilluar në dhomat e këshillimit ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të detyrës së tij si drejtori i IEPV Berat,deri në përfundimin e proçesit gjyqësor në ngarkim të tij.

Hiqmet Këlliçi akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri që vuante dënimin në IEPV Berat, vepër penale që parashikohet nga Neni 250 i Kodit të Proçedurës Penale. Kallzimi penal ndaj Këlliçit është bërë nga avokati i të burgosurit në 16 Janar 2019. Në kallzimin penal thuhet se, Këlliçi e ka izoluar të burgosurin Krios Vangjeli nga 13-20 Janar 2019 dhe e ka mbajtur në dhomën e izolimit me pranga, duke e lënë edhe më tej afateve që e lejon ligji. Në kallzimin penal ndaj Hiqmet Këlliçit, ndër të tjera thuhet se, me urdhër të drejtorit punonjësit e burgut e kanë trajtuar këtë të burgosur në mënyrë ç’njerrëzore.

I burgosuri Krios Vangjeli mësohet se është transferuar me urdhër të Këlliçit në fillim të këtij muaji në Repartin e Posaçëm të Burgut të Fierit. Këlliçi e ka apeluar masën ndaluese në Gjykatën e Apelit Vlorë, ndërkohë që e ka lënë detyrës dhe është larguar prej ambjenteve të Burgut të Beratit pasditen e së Enjtes, menjëherë pasi Gjykata e Beratit urdhëroi pezullimin e tij nga detyra.

Në ngarkim të drejtorit të IEPV Berat janë të regjistruara deri më tani në Prokurorinë e Rrethit të Beratit edhe 3 kallzime të tjera penale për “shpërdorim detyre”. Dy kallzime penale janë bërë nga SHÇKB e Burgjeve që e akuzon se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të rryshfeteve dhe një tjetër kallzim penal për “Shpërdorim Detyre” është bërë nga disa avokatë të Beratit,që e akuzojnë se ka shkelur të drejtat e avokatëve, duke mos i lejuar për takimet me të paraburgosurit e mbrojtur prej tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liruan të "tmerrshmin" e Beratit

Arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes

‘Transformim në sistemin penitenciar’

Burgjet/ Ndryshojnë 24 drejtues


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier