MENU
klinika

Tjetër marrëveshje historike në Lindjen e Mesme

Izraeli dhe Bahrejni pajtohen për paqe, vendi i dytë arab brenda 30 ditëve

11.09.2020 - 19:55

Një tjetër marrëveshje historike është arritur në Lindjen e Mesme teksa Izraeli dhe Bahreini janë pajtuar për paqe.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i SHBA DOnald Trump i cili e cilësin si një marrëveshje tjetër historike në Lindjen e Mesme.

‘’Një tjetër përparim HISTORIK sot! Dy miqtë tanë të mëdhenj Izraeli dhe Mbretëria e Bahreinit bien dakord për një Marrëveshje Paqe – vendi i dytë arab që bën paqe me Izraelin në 30 ditë!’’- shkruan Trump.

Ai thotë se Mbretëria e Bahreinit është vendi i dytë arab, pas Emirateve të Bashkuara Arabe që bëjnë paqe me Izrealin brenda 30 ditësh.

Trump duket se nuk po ndalet teksa në mes të këtyre marrëveshjeve Izreal- EBA si dhe Izreal- Bahrein, u arrit dhe marrëveshja Kosovë- Serbi, që implikoi dy vendet të hapin ambasada në Jeruzalem, si dhe Izraelin ta njohë Kosovën dhe anasjelltas.