Shqipëria do të luajë sonte në orën 20:45 në transfertë ndaj kombëtares së Bjellorusisë, ndërsa Lituania do të presë Kazakistanin. Dy ndeshje të grupit 4 në Ligën C të Ligës së Kombeave.
Të gjithë synojnë një start pozitiv, duke besuar te filozoa popullore se “nisja e mbarë është gjysma e punës”. Edhe kuqezinjtë tanë kanë udhëtuar me këtë mendësi në Minsk. Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, për shkaqe të ndryshme, trajneri Edy Reja duket optimist.
Trajneri veteran italian ka vendosur të mos bëjë eksperimente, por t’u besojë senatorëve në këtë sdë inauguruese të edicionit të ri kualikues. Kështu, porta do t’i besohet Strakoshës, ndërsa para tij treshja e mbrojtjes, e përbërë nga Dermaku në qendër, Veseli në të majtë dhe Gjimshiti në të djathtë.
Kapiteni Hysaj spostohet në mesfushë, konkretisht në të djathtë. Ky repart do të jetë i ngjeshur, me pesë emra. Në të majtë do të startojë Roshi, ndërsa të brendshëm pritet të rreshtohen Gjasula, Laçi dhe Bare.
Në fakt, Laçi është debutues dhe ka një problem dëmtimi, kështu që do të shihet sërish situata e tij. Pak para ndeshjes do të vendoset përfundimisht nëse do të jetë në fushë apo jo. Gjithsesi, Abrashi është gati, nëse dibrani nuk ia del.
Sulmi do të ketë dy “strategë” të sprovuar, si Cikalleshi dhe Sadiku. Pra, trajneri kuqezi i beson eksperiencës në këtë transfertë, duke e kthyer kokën nga të rinjtë vetëm nëse gjendja zike e titullarëve nuk do të jetë e duhura gjatë lojës.
Tre zëvendësime janë pak për Edy Rejan në këtë situatë pandemie, pasi UEFA nuk ka lejuar 5 të tilla, si për klubet, mbas kthimit nga mbyllja prej Covid-19. UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të bëjnë drejtësi në këtë sfidë: Kristoffer Karlsson, Daniel Gustavsson dhe Max Robin Ëilde (Danimarkë).