MENU
klinika

“Robi plaket kur do vetë”

Jo vetëm këngëtar! Robert Berisha së shpejti edhe moderator

07.09.2020 - 11:16

Një ndër emrat më të njohur të showbiz-it, Robert Berisha, ka përgatitur së fundmi një surprizë për publikun shqiptar.

Tashmë, ish-partnerin e Nora Istrefit s’do ta shohim vetëm si këngëtar, por edhe si moderator.

Ai po sjell një emision të ri të tijin, i cili do të titullohet “Robi plaket kur do vetë”.

Bazuar nga titulli, programi i tij i ri pritet të jetë tepër interesant, pasi Roberti shquhet gjithashtu për batutat e tij të shumta dhe tipin tepër spontan.

Të shumtë janë personazhet VIP që e kanë uruar këngëtarin për këtë fillim të ri, duke ripostuar logon e emisionit të tij.

Megjithatë, ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes së transmetimit të “Robi plaket kur do vetë”.

Mbetet të presim!