MENU
klinika

Rrjeti po zien...

Justin e përmendi në klipin e ri të Drake, pse nuk reagoi Selena?

07.09.2020 - 11:24

Video e fundit e yllit ndërkombëtar, Drake, ‘Popstar’ mori vëmendjen e gjithë ndjekësve anembanë botës për shkak të pjesëmarrjes së Justin Bieber dhe Hailey Bieber në të.

Justin tregonte jetën luksoze të Drake, ndërsa në fund të klipit një telefonatë nga këngëtari e bëjnë të mendojë se ka qenë në ëndërr.

Megjithatë vëmendjen krysore e ka marrë një pjesë e tekstit në të cilën Justin përmend Selenën.

“Shiko, Ariana, Selena”, këndon Bieber gjatë një pjese të këngës. Ndonëse reagimet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet duket se Selena nuk është shqetësuar aspak për këtë pjesë, por ka vazhduar qetësisht rutinën e saj.

Kujtojmë se pjesë e klipit të Drake ishte dhe Hailey, tregues ky që nxjerr në pah faktin se bashkëshortja e Bieber nuk e ka aspak problem tekstin e këngës.