MENU
klinika

Sezoni 2020-2021

Kalendari i Serie A, Pirlo e nis në shtëpi

02.09.2020 - 13:18

Është hedhur shorti i sezonit të ri futbollistik 2020-2021 të Serie A, që do të nisë fundjavën e 19 dhe 20 shtatorit. Aventura e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit do të nisë me sfidën shtëpiake ndaj Sampdorias.

Milani i Piolit ndërkohë pret në shtëpi Bolognan, ndërsa Napoli e Roma luajnë në transfertë, respektivisht ndaj Parmës dhe Hellas Verona. Dy sfidat e tjera në të cilat janë përfshirë tre skuadra të mëdha si Inter, Lazio e Atalanta do të shtyhen për në datën 30 shtator.

Interin ka përballë Beneventos së Inzaghit, ndërsa Lazio pret në Olimpico, Atalantën. Shortin më të vështirë në javët e para e ka pikërisht skuadra e Contes, që në javën e 3-të do të ketë përballë Lazion dhe në raundin e 4-t do të sfidojë Milanin në derbin e Madoninës.

Derbi i Italisë Juve-Inter është në program në javën e parafundit të fazës së parë, pikërisht në raundin e 18-të. Do të ketë ndeshje edhe në mesjavë, pasi sezoni duhet të mbyllet më 23 maj në Itali, pasi në qershorin e ardhshëm luhet Europiani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ausilio shpjegon merkaton zikaltër

“Inter nuk ka mundësi të blejë Messin”