MENU
klinika

Priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu këtë fundjavë

“Kaloni në gatishmëri”, Agjencia e Mbrojtes Civile shkresë 5 prefekturave

25.09.2020 - 15:47

Agjencia Komëbtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar një shkresë 5 prefekturave të Shqipërisë duke i paralajmëruar të marrin masa në dy ditët në vijim pasi do të ketë stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Sipas AKMC, zonat që rrezikojnë janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja nëveri, ndërsa në jug Gjirokastra, Lezha, Fieri dhe Vlora.

Njoftohet se mund të ketë përmbytje, prandaj kërkon nga Prefekturat gatishmëri dhe madje dhe plan për zhvendosje popullsie në rast rreziku.

  • NJOFTIMI NGA AKMC

AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. Apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave.