Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e Pogradecit.
BalkanWeb ka siguruar detajet e reja nga të cilat bëhet me dije se shtysë për denoncimin është bërë një bisedë mes vajzës së 46-vjeçarit dhe të abuzuarës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se ka rreth 1 vit që 46 vjeçari e ngacmonte vajzën, por gjithcka ka ndodhur ditën e Bajramit, kur B.B ka kryer marrëdhënie me të miturën. Vajza nuk ka dashur të kryente marrëdhënie me 46-vjeçarin por në mënyrë të vazhdueshme ai e ka dhunuar dhe ka abuzuar me të.
Në ballkonin e shtëpisë së tij, ai e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.
Fjalët e tij pas kësaj ngjarje kanë qënë kërcënuese për vajzën duke i thënë se askush nuk do ta besonte edhe po ta denonconte në polici:- “Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”.
Ka qënë vajza e 46 vjeçarit ajo që ka zbuluar mardhëniën e shoqes së saj me babain e cila ja ka bërë të ditur shoqes së saj në mënyrë që kjo e fundit të hiqte dorë prej tij.
-(Vajza e 46 vjecarit) Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.
-(E abuzuara)Unë nuk mundëm, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici
-(Vajza e 46 vjecarit) Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.
-(e abuzuara) Nuk mundem
Të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë marrë operativin e zonës për tu takuar.
Vajza e abuzuar, ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e vetë dhe një psikologe.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, terreni po përgatitej për ta trafikuar.
Ndërkohë nga grupi i hetimit bëhet me dije se po hetohet edhe një tjetër rast, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me një tjetër viktimë. Sakaq 46 vjeçari nuk ka pranuar asgjë përpara policisë.