“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam një lloj ënjtjeje nën sqetull. Ç’mund të jetë?
Përgjigjet mjeku: Nyjet limfatike të vendosura në sqetull janë tërësisht të padukshme. Por në qoftë se ndodh që të dallosh një lloj ënjtjeje, ajo sinjalizon për faktin që nyjet limfatike po përpiqen të luftojnë një infeksion të sapo shfaqur. Situata do të normalizohet pa ndërhyrje të jashtme pas njëfarë kohe. Megjithatë, duhet të konsultoheni me mjekun nëse inflamacioni nuk është zhdukur vetë brenda një jave.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.