MENU
klinika

NBA, play-off

Kampionët fitojnë në limit, Clippers e nisin me sukses

04.09.2020 - 10:19

Një gjuajtje e saktë nga distanca në sekondën e fundit nga ana e Anunoby (12 pikë e 10 rebound) i dha fitoren skuadrës së Toronto Raptors, që mundi 104-103 Boston, duke rihapur garën për në finalet e Konferencës së Lindjes.

Skuadra e Boston Celtics po shijonte fitoren, por ndodhi surpriza në sekondën e fundit, me kanadezët që fitojnë gjysmënalen e tretë (Boston udhëheq 2-1 me ndeshje).

Loëry me 31 pikë e VanVleet me 25 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të ekipit kanadez, kampion në fuqi në NBA. Për Boston u dallua Ëalker me 29 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim nisin ndeshjet e para gjysmëfinale, me Clippers që fitojnë 120-97 ndaj Denver. Sfidë e komanduar nga skuadra e Clippers, që në pjesën e dytë u shkëput falë 29 pikëve të Leonard, më i miri në fushë. Te Denver mungoi lojtari-lider.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milëaukee Bucks – Miami Heat (0-2)

Boston Celtics – Toronto Raptors 103-104 (2-1)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 120-97 (1-0)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets (0-0)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN