MENU
klinika

Presioni ndaj Qeverisë

Kaosi, Liga Profesioniste nuk negocion me Fidel Yllin

13.09.2020 - 20:17

Krizë në futbollin shqiptar. Liga Profesioniste e Futbollit nuk pranon që të diskutojë me Fidel Yllin, të ngarkuarin nga shteti shqiptar për të diskutuar detajet për bojkotin e Kategorisë Superiore.

Me një postim në rrjetet sociale drejtuar deputetit të PS, organizata e krijuar nga klubet e elitës në Shqiëpri, ka anuluar takimin që ishte parashikuar të zhvillohej mes tij dhe sekretarit të Ligës, Dritan Kadia.

Postimi, që citon pikërisht këtë të fundit, shpjegon se presidenti Edvin Libohova nuk kishte qenë në dijeni të vendimeve në mbledhjen e fundit të klubeve.

POSTIMI

I nderuar zoti Fidel! Më duhet t’ju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.

Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë.

Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë. Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës. Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bojkoti i futbollit dhe kërkesat e klubeve

Liga mblidhet nesër, Ylli negociatori nga Qeveria

Kryeministri i përgjigjet bojkotit të futbollit

“Futbollistët si skllevër, si punëtorë fasonesh”