MENU
klinika

Liga e Kombeve

Keqardhje, Kosova lë dy pikë në Moldavi

03.09.2020 - 21:43

Në kushte të tjera mund të quhej rezultat i mirë, por ndaj Moldavisë barazim 1-1, edhe pse në transfertë, për Kosovën janë lënë 2 pikë. Keqardhje, pasi mundësinë ishin për 3 pikë të plota.

Moldavia shënoi e para me Nicolaescu. Ishte minuta e 20’. Harkim nga e djathta, Karp gjuan me kokë, por gjen Muriç të gatshëm. Megjithatë, Nicolaescu vjen me shpejtësi dhe dërgon topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij 1-0. Kaq mbyllet pjesa e parë.

Kosova rriti volumin e lojës në të dytën dhe Kololli barazoi në 71’. Kombinim i shkëlqyer në qendër mes Celinës e Berishës, me këtë të fundit i cili pason te Kololli, që lëshon një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar.

Kosova pati mundësi ta përmbyste ndeshjes. Rastet ishin, por sulmuesit nuk shënjestruan. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Slloveni-Greqi përfundoi në barazim pa gola dhe të gjitha skuadra kanë nga një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN