MENU
klinika

Paralajmërimi i ish-deputetit

“Këtë javë, arrestime të reja nga Specialja”

29.09.2020 - 06:52

Ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmëruar se këtë javë do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale. Ai pohoi se aktualisht është i pamundur shfuqizimi i Speciales.

“Këtë javë pritet të ketë edhe arrestime tjera nga Gjykata Speciale. Në situatën që ndodhemi është i pamundur shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Këtë e dinë edhe krerët politik, andaj po heshtin”, ka thënë Zeka.

Zeka nder të tjera tha se në kohën kur është votuar kjo gjykatë, është dashur që të kërkohet që ajo të vendoset në Kosovë, ndërsa dëshmitarët e mbrojtur të dëshmojnë përmes video-lidhjeve nga jashtë vendit, pasi që është cilësuar se janë të rrezikuar.