MENU
klinika

"Sigurohuni që…"

Kim letër krerëve të partive: Mbani përgjegjësi për kandidatët!

01.09.2020 - 11:44

Në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim u ka nisur një letër krerëve të partive kryesore politike në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Kim u ka kërkuar liderëve politik politike të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit. Letra, të cilën Shqiptarja.com disponon, mban datën 31 gusht, e formosur nga ambasadorja Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë. 

“Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”, shkruhet mes të tjerave në letër.

Lajm në përditësim

Letra e Yuri Kim derguar kryetareve te partive