MENU
klinika

Disa ide

Koha perfekte për “crop-top”! Ja si ta kombinoni

03.09.2020 - 10:51

Fillimi i shtatorit, nga disa mund të merret si nisja e vjeshtës, megjithatë, në vendin tonë, temperaturat e larta gjatë ditës dhe disi më të ulëta pasdite, na japin mundësinë të eksplorojmë pak me veshjet.

Kjo është koha më e mirë për të veshur bluzën e shkurtër crop-top, por me mëngë të gjata, apo për të kombinuar një bluzë të shkurtër me një xhaketë vjeshte.

Eksperimentoni me garderobën tuaj duke marrë më të mirën e dy botëve (stinëve).

#1

– Kombinimi klasik: Një bluzë e shkurtër dhe xhinse me shtat të lartë, pas trupit:

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh

#2

– Merrni një golf të vjetër nga veshjet e dimrit dhe rikrijoni këtë veshje minimaliste, por shumë cool:

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh

#3

– Pantallona të shkurtra + Bluzë e shkurtër me mëngë të gjata: Për të thyer paksa kombinimin e zakonshëm: xhinse të gjata dhe bluzë e shkurtër, provoni të bëni këtë kombinim ku crop top-i ka mëngë të gjata:

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh

#4

– Ju mund të lidhni ose të prisni një këmishë të vjetër dhe të dukeni kështu:

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh

#5

– Për një pamje më klasike, kombinimi i fundit midi (treçereksh) ose/dhe i stilit bodycon (pas trupi) nuk zhgënjen kurrë nëse kombinohet me një crop-top:

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh

#6

– Me bluzat e shkurtra dhe të gjera, mund të krijoni gjithashtu një pamje casual dhe të dukeni bukur dhe rehat me veshjen tuaj:

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh

#7

– Një nga modelet më të përdorur të këtij viti, kanë qenë bluzat e shkurtra me mëngë të fryra, si kjo me të cilën shfaqet Kourtney, thuajse pa asnjë aksesor dhe me xhinset boyfriend:

Tani është koha perfekte për crop-tops: Ja disa ide kombinimesh