Lionel Messi mbetet në qendër të vëmendjes. Ai u zgjodh kapiten nga shokët e ekipit dhe në miqësore e luajtur së fundmi ai ia la penalltinë Griezmann. Një gjest falenderimi dhe një veprim paqësor i tij, duke vënë ekipin para vetes.
Por mes tij dhe presidentit të klubit do të jetë histori tjetër. Në ditët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes presidentit Bartomeu dhe Pleshtit për t’i kërkuar argjentinasi që të pranojë një ulje të rrogës në këtë sezon të fundit me Barcelona-n.
Siç ka bërë të ditur Deportes Cuatro, në ditët e ardhshme të dy do të takohen për herë të parë pas kaosit të javëve të kaluar. Një takim që mund ta përkeqësojë akoma më shumë situatën.
Kërkesa që besohet se do të bëhet nga Bartomeu vjen nga problemet ekonomike të klubi edhe për shkak të emergjencës coronavirus. Të shohim nëse Messi do të pranojë një kontratë të re, apo do të kemi një tjetër telenovelë të zjarrtë…