MENU
klinika

Shqipëria kërkon maksimumin

Kombëtarja në Bjellorusinë e trazuar, heshtje në Minsk

02.09.2020 - 17:13

Në orën 16:00, Kombëtarja shqiptare u nis për në Bjellorusi, në një vend aspak të qetë për momentin. Në këtë vend kanë shpërthyer protestat me kërkesën e tërheqjes së presidentit Lukashenko, i cili akuzohet se ka manipuluar votimet.

Një situatë që ka detyruar autoritetet vendase që të marrin masa që sfida me kuqezinjtë të zhvillohet në heshtje të plotë për publikun. Sipas “Eurosport”, gjëja që frikëson autoritetet bjelloruse është që të ketë një protestë pranë një aktiviteti ndërkombëtar, ku jo gjithçka është nën kontrollin e tyre.

Ndaj janë marrë masa që ndeshja mes dy përfaqësueseve të ketë sa më pak shikueshmëri që të jetë e mundur. Kështu, portali i njohur tregon se agjencia e lajmeve kryesore në vend, “Beltas”, nuk i ka dhënë aspak hapësirë ndeshjes së futbollit në fjalë, duke publikuar lajme thuajse nga çdo sport tjetër.

Nëse në mes të krizës së pandemisë në stadiumet bjelloruse lejoheshin tifozët, që me fillimin e protestave janë mbyllur dyert e të gjitha impianteve sportive. Në finalen e Kupës për futbollin e femrave pak ditë më parë u lejuan 500 tifozë në stadium, por nga tribunat nisën menjëherë thirrjet kundër Lukashenkos.

Ndaj kjo situatë ka bërë që në Bjellorusi të pllakosë “heshtja sportive” e informacionet rreth ndeshjes që luan përfaqësuesja jonë, të jenë thuajse zero. Sa i përket skuadrës sonë, nuk ndihet e rrezikuar, pasi masat e sigurisë janë dyfish, si pasojë e protestave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN