MENU
klinika

Karantinohen disa nga kolegët

Koronavirusi prek drejtuesit në Policinë rajonale Lezhë

04.09.2020 - 10:35

Koronavirusi ka prekur edhe strukturat e policisë në Lezhë.

Behet me dije se i infektuar me Covid-19 rezulton zv.drejtori i Rendit, shefi i Komisariatit të Lezhës dhe shefi i Postës së Policisë në Shëngjin.

Për shkak të kontakteve që kanë pasur, disa nga bashkëpunëtorët e tyre janë karantinuar.

Mësohet se prej një jave, tre zyrtarët e policisë kanë dalë pozitivë në testin e tamponit.