Kosova nuk ia del dot ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ekipi dardan mposhtet 1-2 në shtëpi, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, duke qëndruar në fund të renditjes për momentin.
Kosova e ka pësuar nga Greqia që në minutën e tretë të ndeshjes. Limnios është ai që shënon për kombëtaren helene. Ujkani priti herën e parë, por në të dytën nuk kishte cfarë të bënte.
Me rezultatin 0-1 u mbyll pjesa e parë. Një Kosovë që merrte iniciativën, por mungoi konkludimi, ndërsa në mbrojtje linte hapësira, teksa mund të kishte pësuar edhe golin e dytë.
Me fillimin e pjesës së dytë është sërish që shënon. Mbrojtja e përgjumur kosovare dhe Siovas ka realizuar lirisht. E pafalshme kjo për Kosovën. Më pas Greqia arrin të administrojë mirë ndeshjen, madje mund të kishte shënuar edhe golin e tretë.
Gjithsesi, Kosova në minutën e 82-të ngushton me Bernard Berishën. Portieri grek nuk ndal një harkim nga e djathta dhe mesfushori me një kthesë të shkëlqyer çon sferën në rrjetë. Megjithatë, në minutat e mbetura Kosova nuk arrin të barazojë, mbyllet 1-2.