MENU
klinika

"Do shtrihemi me 12 milje në Jon, fillimisht në…"

Kreu i diplomacisë greke flet për mundësinë e dakordësisë me fqinjët

21.09.2020 - 10:38

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, shprehet se Greqia po ndërmerr të gjitha masat për të realizuar shtrirjen e saj me 12 milje jo vetëm në detin Jon.

Pas debatit të madh që krijoi deklarata e Kryeministrit Mitsotakis, ministri i Jashtëm është ndalur në marrëveshjen e detit me Shqipërinë, duke saktësuar se Ministria e Jashtme që ai drejton është ndërkohë duke shqyrtuar veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në detin Jon.

“Në objektivat e qeverisë greke është të përcaktojmë gradualisht, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, të gjitha zonat detare të vendit, kur shfaqet e nevojshme në dakordësi të plotë me fqinjët, kur nevojitet. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm”, ka thënë ai, duke shtuar se “Organet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po shqyrtojnë veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera”.

Sipas tij, Greqia do të ushtrojë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta. Dje ai ka pasur edhe një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, për sa i takon situatës jo të lehtë me Turqinë.

“Greqia është e hapur për ndërhyrje të tretë, siç është trajtimi i ZEE me Turqinë në Gjykatën e Lartë kompetente të Hagës, por për të arritur aty duhet ta miratojë edhe Turqia”, ka thënë ai. Sipas tij, qëndrimi i deritanishëm i palës turke tregon se është kundër ndërhyrjeve të treta për zgjidhjen e konfliktit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ndoqëm zhvillimet në parlamenin grek, është një e drejtë që buron nga konventa ndërkombëtare"

“Greqia do të zgjerojë kufirin detar”, reagon MEPJ