06.09.2020 - 11:46
Pamje mahnitëse publikohen nga Kriporja e Nartës, pak kilometra larg nga qyteti bregdetar i Vlorës me kontraste ngjyrash në portokalli dhe rozë.
Uji në hapësirat për prodhimin e kripës në periudhën shtator-tetor merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme. Në Kriporen e Nartës kur thahet uji, ngelet vetëm kripa, një nga produktet më të domosdoshme në kuzhinë.