MENU
klinika

Të martën e 15 Shtatorit

Kryeministri izraelit, video-mesazh popullit të Kosovës

13.09.2020 - 11:19

Dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

Organizimi do të mbahet të martën e 15 shtatorit, me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverise izraelite.

"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Ministri kroat bën paralajmërimin e frikshëm

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?