MENU
klinika

Merkatoja shqiptare

Kukësi përforcohet në prag të sfidës me Wolfsburg

12.09.2020 - 15:52

Në prag të ndeshjes me Wolfsburg në Europa League, Kukësi është përforcuar me një mbrojtës të ri. Një djalosh I ri, por një njohje e vjetër, pasi më parë ai edhe pse Kosovar, është aktivizuar me moshat e ekipit verilindor.

Altin Bytyçi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur sot kontratën 3-vjeçare me skuadrën kuksiane, duke u rikthyer edhe një herë tjetër. Bytyçi është një prodhim i akademisë së ekipit verilindor, duke qenë pjesë e ekipit të moshave.

Më pas, u largua për të firmosur me Laçin. Pas Laçit, Bytyçi ka provuar veten me Besën e Pejës, por edhe në kampionatin kroat me Medjimurjen! Krahas klubeve, 19-vjeçari është edhe pjesë e Kosovës U19!

Bytyçi është bashkuar në Elbasan me ekipin në grumbullim, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburg. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Bytyçi! Mbrojtja tashmë shihet si një nga sektorët e “blinduar” te Kukësi. Ky përforcim u mundësua nga menaxheri i klubit kuksian, Altin Elezaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN