MENU
klinika

Shumë pacientë nuk e dinë se kanë nevojë për të...

Kur edhe sa shpesh duhet të bëni kolonoskopi diagnostikuese?

20.09.2020 - 13:29

Shumë pacientë me rrezik të lartë nuk e dinë se kanë nevojë për kolonoskopi pasuese.

Shumë pacient me rrezik të lartë për kancer të zorrës së trashë nuk e dinë sa shpesh duhet të bëjnë një kolonoskopi depistuese, thonë studiuesit.

Raporti pason vdekjen e fundit të aktorit Chadëick Boseman, i cili vdiq më 28 gusht në moshën 43 vjeç pas një beteje private, katër-vjeçare me kancerin e zorrës së trashë.

Kanceri i zorrës së trashë është shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes nga kanceri.

Për shkak se njerëzit me polipe të përparuara kanë trefish rrezikun e zhvillimit të kancerit, zakonisht rekomandohet që të bëjnë një kolonoskopi çdo tre vjet.

Por shumë mjekë ua lënë pacientëve të vendosin se kur duhet të shqyrtohen.

Për të vlerësuar njohuritë e këtyre pacientëve me rrezik të lartë, studiuesit e Universitetit të Atlantikut të Floridas analizuan intervistat nga 84 persona, të moshës 40 deri 91 vjeç, me polipe të përparuara kolorektale.

Nga ai grup, gati 29% nuk ishin të vetëdijshëm për nevojën ose kohën e një kolonoskopie të përsëritur. Nga këto, rreth 17% nuk ishin në dijeni të intervalit tre-vjeçar të rekomanduar midis testeve, dhe 12% nuk e dinin se ishte e nevojshme një kolonoskopi mbikëqyrjeje pasuese.

“Të dhënat tona tregojnë mungesën e njohurive të pacientëve me polipe të përparuara kolorektale të provuara me biopsi në lidhje me nevojën e tyre për kolonoskopi të përsëritur, si dhe intervalin e duhur të mbikëqyrjes”, tha bashkëautori i studimit Dr. Laërence Fiedler. Ai është një gastroenterolog dhe një profesor i asociuar në kolegjin e mjekësisë në Florida Atlantic University, në Boca Raton.

“Për pacientët me polipe të përparuara kolorektale të provuara nga biopsia, intervali për kolonoskopinë është rreth tre vjet. Të dhënat tona krijojnë një sfidë për ne që të mbështetemi në të dhëna më objektive sesa vetë-raportimet”, tha Fiedler në një njoftim të universitetit.

“Klinikët duhet të kenë aftësinë dhe vullnetin për të ndarë gjetjet e tyre objektive me të gjithë kolegët klinikë të përfshirë në kujdesin e pacientit,” shtoi ai.

Fiedler tha se këto përpjekje duhet të përfshijnë pacientë më të rinj në moshë.

Llojet e tjera të depistimit për kancerin e zorrës së trashë përfshijnë testimin imunitar të fekaleve, testimin e ADN-së në jashtëqitje me shumë shënjestra dhe sigmoidoskopinë fleksibël.

Studimi u botua së fundmi në Journal of Gastroenterology and Digestive Systems.