MENU
klinika

“Kush është prostituta këtu”!

Albërija ndërpret kontratën me kompaninë e njohur

08.09.2020 - 10:29

Albërije Hadërgjonaj ka ndërprerë kontratën e saj me kompaninë që i menaxhonte kanalin e saj në YouTube, me pretendimin se po përfitonin nga puna e saj.

Në një postim në Instagram, këngëtarja shkruan se është duke festuar shkëputjen nga Arkiva Shqip, dhe madje ka kontaktuar edhe avokatin e saj në SHBA për t’u marrë me çështjen.

Ndër të tjera Albërija thotë se në momentin që nuk ka dashur të bashkëpunojë më me këtë kompani, kjo e fundit ka dashur t’i fshijë të gjithë historikun e karrierës.

 “Duke festuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi me ARKIVASHQIP Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke dëmtuar veten dhe duke pasuruar agjent te ndryshëm… Te gjitha këngët e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip përveç se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkëpunosh me ta te fshin te gjithë historikun e karrierës tende. Une si shtetase Amerike kam marr një avokat për këtë qeshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgjë ne këmbim.. Tani këngët janë pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti këngë te reja”, shkruan këngëtarja.

Nga ana tjetër, vetë kompania ka reaguar me një status fyes, duke pretenduar se ka qenë Albërija “emigrantja e viteve ’90” ajo që ka dashur të ndërpresë kontratën me pretekstin se nuk do të jetë pjesë e një kompanie “ku ka prostituta”.

Nuk ka vonuar as reagimi i këngëtares e cila shpreson që të gjithë artistët, pjesë e kompanisë të largohen nga “kthetrat mashtruese të saj”.

“Kam mbyllur çdo bashkëpunim me ju dhe shpresoj te gjithë të ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo është gjuha dhe mënyra si i trajtoni artistet. TURP Jam e bindur qe @acromaxmediagmbh Po ta di çfarë mashtrimesh bëni ju kish me ju zhduk… Nejse …. Punë qe rregullohet por jetën time ju nuk keni të drejt ta fshini!!!!”.

Për çështjen në fjalë ka reaguar edhe vajza e Albërijes, Anxhelina e cila shprehet se mund t’ia heqin klikimet, po kurrë zërin të ëmës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albërie Hadergjonaj probleme me shëndetin

“Nuk kam qenë mirë, por nuk jam testuar”!