MENU
klinika

NBA, play-off

Lakers mëson rivalin e finales, Miami fiton të parën

16.09.2020 - 08:52

Pas shtatë ndeshjesh gjysmëfinale në Konferencën e Perëndimit në NBA, skuadra e Denver Nuggets është finalistja e dytë e play off-it, pas fitores 104-89 ndaj Los Angeles Clippers.

Nuggets fituan 4-3 serinë e ndeshjeve, duke arritur një rezultat surprizë. Në këtë ndeshje skuadra e Clippers zhgënjeu me liderët e saj, ku Harrell ishte shënuesi më i mirë me 20 pikë.

Ndërsa për Denver u dallua Murray me 40 pikë. Denver do të luajë në finalet e Perëndimit ndaj Los Angeles Lakers. Pra, nuk ka derbi kalifornian, ashtu sic shumë kishin parashikuar në Konferencën e Perëndimit.

Në Lindje, pasi eliminoi Milwaukee Bucks në gjysmëfinale, ekipi i Miami Heat i nis mbarë edhe finalet e play off-it. Skuadra nga Florida fitoi 117-114 ndaj Boston Celtics në finalen e parë pas kohës shtesë, në një ndeshje me shumë emocione e rivalitet.

Boston e udhëhoqi ndeshjen shumicën e kohës, madje u shkëput deri në 14 pikë, por pa mundur të fitojë. Tatum realizoi 30 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për Celtics, ndërsa për Miami u dallua Dragic me 29 pikë, mbështetur nga Crëoder me 22 pikë e Butler me 20.

KONFERENCA E LINDJES – FINALE PLAY OFF

Miami Heat – Boston Celtics 117-114 (1-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 89-104 (3-4)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets (4-1)

Finale: Denver Nuggets – Los Angeles Lakers

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN