MENU
klinika

NBA, play-off

Lakers në finale të Perëndimit pas 10 vitesh

13.09.2020 - 11:26

Ndeshje spektakolare në gjysmëfinale të NBA në Konferencën e Perëndimit. Los Angeles Lakers kalojnë në finale pas 10 vjetësh mungesë. LeBron James me shokë dominuan në ndeshjen e 5-të kundër Houston Rockets, duke fituar 119-96 dhe mbyllur serinë 4-1.

Tani në finale mund të jetë derbi i shumëpritur kalifornian mes Lakers dhe Clippers, me këta të fundit që kryesojnë 3-2 ndaj Nuggets mund të mbyllin llogaritë në rast suksesi, pa qenë nevoja që të luhet sfida e 7-të.

Përballja e pestë mes Lakers dhe Rockets nuk pati histori, pasi u vendos që në periodën e parë, me një rezultat të pjesshëm 35-20. Rockets u përpoqën të shkurtonin diferencën para pushimit me pjesëve, por në periodën e tretë LeBron me shokë e “vranë” përfundimisht ndeshjen, duke shkuar plus 26 pikë.

Të gjithë basketbollistët titullarë të Lakers realizuan numër dyshifror pikësh, të udhëhequr nga LeBron, i cili shënoi 29 pikë, rikuperoi 11  topa dhe dha 7 asistime. 30 pikët e James Harden rezultuan të pamjaftueshme për Houston.

KONFERENCA E LINDJES – FINALE PLAY OFF

Miami Heat – Boston Celtics

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets (3-2)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets 119-96 (4-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN