Mefushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e Grasshopper të Zyrihut. Lenjani lë kështu ekipin e Sionit në Superligën zvicerane, për t’u bashkuar me një ekip të Challenge League (kategoria e dytë).
Gjithsesi, Grasshopper është një klub i madh në Zvicër, pavarësisht se aktualisht militon një kategori më poshtë. Ekipi i Zyrihut është pretendenti kryesor për t’u ringjitur në elitën e futbollit francez dhe prandaj Lenjani ka kaluar me këtë skuadër.
Është ekipi i gjashtë në karrierën e Lenjanit, teksa në fillim është aktivizuar me Winterthur, Grasshopper dhe St.Gallen (u thirr në Kombëtare 2013), për të kaluar më pas me Rennes e Nantes në Francë dhe në fund rikthimi në Zvicër me Sion.
Pra, është një rikthim edhe te Grasshopper, një ambient të cilin Lenjani e njeh mirë. Me Kombëtaren shqiptare, Lenjani është aktivizuar 33 ndeshje dhe ka shënuar edhe 3 gola. Ai ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Europian.