12.09.2020 - 19:30
- Ldk-ja e sotit, nuk ështē ASESI ajo LDK-ja që e la nē amanet Presidenti karizmatik Ibrahim Rugova! Ajo sot është shndrrua në një “fabrikë” dështakësh e poltronistash senil që dobësitē e tyre (karizmatike, profesionale, autoritative, etj.) në ngrehinën e quajtur “Këshill i Përgjithshëm” i manifestojnë (publikisht) dhe i ekzekutojnë (ilegalisht) jo në baza Statusore Partiake, po në baza dhe interesa klanore të Kryetarit të saj Mustafa dhe klanit të tij (të ngushtë qē i rehatoi në Kryeministri dhe nëpër ministri tjera të rëndësishme, vetëm e vetēm që ta mbrojnë nga ato 70 dosjet… e famshme!) qē me asnjë element nuk i gjasojnë as LDK-s fillestare, e as asaj tē pasluftës që e udhëhiqte Ibrahim Rugova. LDK-ja e Isa Mustafës, tani dihet edhe botërisht që nuk është as në formë (elita intelektuale) e as në përmbajtje (Statuti) ajo LDK-ja e fuqishme, tolerante, e unike që Millosheviqit çdo xhuma ia dridhte këmbēt e pushtetit. LDK-ja, tani ështē shndrru në “fabrikë” konformistash, si çifti i profesor Abdullah Hoti, të cilit sikur t’i “urdhërohej” (nga shefi ish komunist) ta nënshkruante kthimin tonë nën Serbi, pa asnjë hamendje Ai do e bënte këtë (!) dhe poltronistash, që si të vetmin ideal i kanë bë tenderët dhe kolltuçet ministeore! “Vlera” këto që decidivisht janë duke ia zbehur namin LDK-s rugoviane!
- Kurse, kulmimi i zbehjes së këtij nami janë padyshim tash së fundi edhe stigmatizimi dhe anatemimi sistematik gebelsian që u përgadit me aktin e shkarkimit tē Nënkryetarës së kësaj partie, Zonjës VJOSA OSMANIT! Ky akt, por edhe gjëja vendim partiak, në fakt ishte jo vetëm i ulët (akuza banale për kinse antirugovizëm dhe kinse koncesione ndaj qeverisë Kurti! A në fakt Vjosa ishte avokatja dhe trumbetuesja kryesore e vlerave dhe metodave dhe e sjelljeve tipike rugoviane!) por, ishte edhe i pashembullt, shkaku i (frikës dhe tmerrit që Ajo ua shkaktoj me 176.000 votat që i mori në zgjedhjet e fundit si femra më e votuar në gjitha zgjedhjet !?) vendimit autokratik për largimin e saj të padëshiruar nga posti i nenkryetares dhe sigurisht edhe nga vetë Ldk-ja!? Thënë si më thjesht, si mind të largohet një personalitete si dr. Vjosa Osmani, kur dihet botërisht që ajo është brymosur dhe është rritur e edukuar me vlerat dhe konceptin Rugovian?! S’këndejmi LDK-s së sotme, i duhet fillimisht; një çkapje e Partisë, e mëpastaj një lidership i ri qē di mundet dhe dëshiron ta rikultivoj frymen e tolerancës, durimit, dhe padyshim; intelektualitetit, guximit, profesionalizmit dhe mbi të gjitha meritokracisë, midis anëtarësisë së gjerë.
- Tani, LDK-ja ështē para një udhëkryqi dhe sprove historike dhe nëse dëshiron ta ruaj elektoratin e saj; Ajo duhet të lirohet;
- nga klanet mafioze, që e kanë uzurpu partinë përmes krimit dhe korrupsionit;
- nga grupet kriminale që e kanë kompromitu idenë dhe konceptin e tolerancës rugoviane;
- nga injorantët dhe të pashkolluarit që u ngjitën lartë në hierarkinë partiake pa merita;
- nga rrencat që e mashtruan elektoratin për “vijat e kuqe”;
- nga poltronistët qē përmes servilitetit moren poste jomeritore në qeverinë aktuale;
- nga konformistët që heshtën kur ēshtē debatuar për rrezikimin e interesit të shtetit të Kosoves;
- nga ish komunistat, që e kanē “kap partinë” dhe që vetëm kur ka zgjedhje, thirren (dhe përkulen në gjunj) ne Ibrahim Rugoven;
- nga parashutistat që erdhën nga shoqëria civile, e u katapultuan (lexo; u shpërblyen me poste të larta!)