MENU
klinika

Bojkoti i futbollit dhe kërkesat e klubeve

Liga mblidhet nesër, Ylli negociatori nga Qeveria

11.09.2020 - 16:17

Klubet e Kategorisë Superiore në bashkëpunim me Ligën Profesioniste kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në plotësimin e katër pikave të parashtruara për plotësim nga qeveria.

Edi Rama ditën e djeshme në zyrtarizimin e Ligës Unike të Basketbollit është vënë më shumë në dijeni në lidhje me këtë bojkot të klubeve të Superiores dhe ka caktuar Fidel Yllin, deputetin e Partisë Socialiste dhe nismëtar i shumicës së projekteve sportive në vendin tonë, të negociojë.

“Si i ngarkuar nga Qeveria, së cilës i janë drejtuar edhe kërkesat e Ligës Profesioniste, me porosi dhe i ngarkuar nga kryeministri Rama, ftoj përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit në një tryezë pune për të gjetur rrugët e zgjidhjes së kërkesave që ata kanë.

Qeveria shqiptare dhe mazhoranca kanë patur vëmendjen e plotë te infrastruktura ligjore, duke miratuar një seri ligjesh dhe në këtë kuadër mirëpres Ligën Profesioniste të Futbollit për të negociuar dhe gjetur rrugët  e mundshme të zgjidhjes.

Vullneti nuk ka munguar asnjëherë dhe predispozicioni është i përhershëm. Mirëpres në çdo moment komunikimin për ngritjen e shpejtë të programit të diskutimeve”, u shpreh Ylli për tv “ABC”.

Nesër do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme të klubeve ku do të diskutohet në lidhje me: diskutimin nëse do të vijojë futbolli pas reagimit të qeverisë dhe qëndrimi që do të mbahet në negociata me qeverinë.

Por edhe në rend dite do të jenë përcaktimi i grupit negociator, apo dhe diskutimi për masat e mëtejshme që mund të merren e deri në përshkallëzimin e protestave të klubeve dhe Ligës. Në thelb do të jenë edhe kërkesat që kanë klubet ndaj Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i përgjigjet bojkotit të futbollit

“Futbollistët si skllevër, si punëtorë fasonesh”