MENU
klinika

"Baba Tomori" pret miq ngahera...

Mali i shenjtë nuk “pushon” asnjë stinë

16.09.2020 - 16:42

       Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike, si nga turistë vendas dhe ata të huaj, në çdo stinë të vitit.

Këto ditë të ngrohta të shtatorit, shumë të apasionuar pas natyrës, kanë qenë vizitorë të shpejshtë në malin e shenjtë.

Gjatë fundjavës, një grup vizitorësh nga qytete të ndryshëm të vendit, kanë shijuar kulinarin dhe peizazhet e mrekullueshme që ky vend ofron.

“Një grup vizitorësh nga qytete të ndryshëm të vendit, në një fundjavë të bukur në Malin e Tomorrit. Duke bujtur pranë Bujtina në Rroshnik, pas shijimit të gatimeve tradicionale dhe verës, përshkuan edhe shtegun Zalli i Dardhës- Qafa e Skurrës- Kalaja e Tomorit, në Malin e Tomorit”, – bën të ditur Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat.

Fillimi i vjeshtës e bën Tomorin, një vend tërheqës për turistë: bukuritë natyrore, pamjet madhështore, shtigjet malore, uji i ftohtë, që me ardhjen e sitnës së artë, vesh ngjyra të praruara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Sazan Guri

Arsyeja e të parëve