MENU
klinika

“Situata është serioze”

Manastirliu: Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, ja grupet me prioritet

30.09.2020 - 10:59

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në TopChannel ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe për shpërndarjen e vaksinës pasi sipas saj ajo ka mëbrritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon procesi i vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP, vaksinat kanë mbërritur në vend”, tha ajo.

Ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve ata që kanë prioritet janë dhe: mësuesit , edukatorët, moshat e treta, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2-5 vjeç.

“Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Ministrja.

Ndërkohë në lidhje me përballimin e pandemisë, Manastirliu tha se situata është serioze, por e përballueshme dhe se pavarësisht shifrave të larta të infektimeve, ato janë brenda parashikimeve.

“Sot situata paraqet qëndrueshmëri, numri i infektimeve ditore është në një situatë normale, jemi në skenarin e dytë të strategjisë sonë, prandaj është e përballueshme. Lufta është për të gjurmuar dhe izoluar virusin.

Bilancet duhen bërë në fund, them unë, por Shqipëria sot ka numrin më të ulët të infektimeve në rajon. Për shembull, rastet totale për fatalitet për 1 milion banorë ne lëmë prapa vendet e rajonit përjashtuar Serbinë.

Shifrat tregojnë që ne jemi shumë më ulët se vendet e e tjera. Situata është serioze, unë nuk mund të them mirë, por ne po bëjmë më të mirën për ta përballuar me më pak kosto dhe kur them kosto flas për viktimat”, tha ministrja e Shëndetësisë.