MENU
klinika

Komisionet sërish online

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë është vendosur për kohëzgjatjen e seancave të Kuvendit

07.09.2020 - 10:38

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve janë marrë disa vendime në lidhje me vijueshmërinë e seancave parlamentare por edhe komisioneve parlamentare.

Burime nga Konferenca e Kryetareve, siç mëson gazetari Ergys Gjencaj, sqarojnë se seancat plenare në këtë sesion të ri do të zgjasin 4 orë nga 2 orë që ishullin në sesionin e kaluar, gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërsa për mbledhjet e Komisioneve Parlamentare do të vendosin Kryetarët e Komisioneve nëse do të mbahen online apo me praninë fizike të deputetëve në sallat e komisioneve.

Pas ditës së sotme, mbledhja e radhës do të jetë të enjten më 17 shtator, ku pritet të ngrihet edhe komisioni i posacëm parlamentar për ngritjen e KQZ-së së re.

NJOFTIMI NGA KUVENDI
Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator-16 tetor dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 7-25 shtator.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator-16 tetor dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 7-25 shtator.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, pasi uroi për një sesion parlamentar të suksesshëm, bëri thirrje që komisionet parlamentare të fillojnë menjëherë nga puna për shqyrtimin e projekt-akteve ligjore të depozituara, përfshirë projekt-aktet e mbartura.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 17 dhe 24 shtator.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).