“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më hapet vazhdimisht goja për gjumë. A është problem?
Përgjigjet mjeku: Nëse hapja e gojës është e lidhur me një gjendje lodhjeje apo gjumi, në disa raste frekuenca e saj është e shpeshtë; shpjegimi më i zakonshëm bëhet pikërisht ai i lidhur me lodhjen dhe mërzinë, por mes shpjegimeve patologjike sipas MedLinePlus shkaqet kryesore të mundshme janë:
Çrregullime të lidhura me përgjumje të tepërt gjatë ditës (si për shembull mungesa e gjumit apo sasia e duhur e pushimit)
Reagimi vazovagal (stimulimi i një nervi të quajtur nervi “endacak”) i shkaktuar nga një infarkt
Probleme cerebrale si tumori, iktus, epilepsia, skleroza multiple
Efektet e padëshirueshme të disa ilaçeve, si disa antidepresivë
Gjendje që shkaktojnë ndryshim të kontrollit të temperaturës së trupit.
Sigurisht në mungesë të simptomave të tjera “hapja e shpeshtë e gojës” në përgjithësi nuk shkakton asnjë lloj problemi.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.