MENU
klinika

Albin Kurti kujton 11 shtatorin

“Më shumë bashkoi sesa ndryshoi botën”

11.09.2020 - 12:54

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me anë të një statusi në “Facebook” ka shprehur solidaritet me viktimat e 11 shtatorit 2001.

Kurti shprehet se kjo ngjarje solli pasoja të mëdha, duke shtuar se megjithatë më shumë e bashkoi sesa e ndryshoi botën.

Postimi i Albin Kurtit:

Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë.

Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë.

Terrori i 11 shtatorit la vragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.

Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani.