MENU
klinika

Iniciativa e re

Memorandum për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

30.09.2020 - 11:11

Me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor gjashtë institucione që kanë rol kyç në mbarëvajtjen e zgjedhjeve kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit, PZAP dhe KPM-ja u zotuan se do të angazhohen që gjatë procesit zgjedhor të ketë sa më pak shkelje dhe vepra penale

Drejtoresha e D4D, Rrezarta Krasniqi tha se kanë iniciuar këtë memorandum me qëllim të përmirësimit të procesit zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kjo marrëveshje është tregues i qartë i angazhimit të të gjithë institucioneve që proceset zgjedhore të jenë në përputhje me ligjin.

Nga KGJK-ja, Skender Çoçaj u shpreh se ky bashkëpunim do të krijojë kushtet që mbarëvajtja e zgjedhjeve të jetë sa më e mirë.

E Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit tha se bashkëpunimi ndërinstitucional jep rezultatet e veta.

Ndërkaq, drejtori i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se bashkë mund të arrijnë më shumë në parandalimin e shkeljeve zgjedhore, por edhe ndjekjen e shpejtë të atyre që bëjnë shkelje të tilla.