MENU
klinika

Tenis, Femra e Meshkuj

Mësohen gjysmëfinalistët e US Open

10.09.2020 - 11:34

US Open ka hyrë në fazën më interesante dhe po shkon drejt fundit. Tenistja amerikane Serena Williams ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale pas fitores 2-1 (4-6, 6-3 dhe 6-2) ndaj bullgares Tsvetana Pironkova.

Një fitore e vështirë e motrës së vogël Williams, që humbi setin e parë. Gjithsesi, Serena tregoi gjithë potencialin e saj në dy setet e tjera, duke përmbysur shifrat dhe tashmë kërkon kalimin në finale.

Përballë Serena Williams në gjysmëfinale do të jetë tenistja bjelloruse Victoria Azarenka. Ajo mposhti në çerekfinale belgen Elise Mertens 2-0 (6-1 dh 6-0). Një ndeshje që ishte si një stërvitore për Azarenkan, që humbi vetëm një “game”, duke patur epërsi në fushë.

Nuk ka surpriza te meshkujt, me tenistët pretendentë që avancojnë në gjysmëfinale. I pari është austriaku Dominic Thiem, numri 3 në botë, që mundi 3-0 (6-1, 6-2 dhe 6-4) australianin Alex de Minaur.

Përballë Thiem në gjysmënale do të jetë rusi Daniil Medvedev, që mposhti 3-0 (7-6, 6-3, 7-6) patriotin e tij Andrey Rublev në çerekfinale. Kjo ishte ndeshja më me rivalitet deri më tani te meshkujt, pavarësisht se u fitua 3-0. Thiem është pretendenti kryesor pas përjashtimit të Novak Djokovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


US Open, Serena dhe Thiem në çerekfinale

“Roland Garros” hap stadiumet për tifozët

Tenisti serb e teproi me një top

Djokovic përjashtohet nga US Open për një veprim