MENU
klinika

"Takim vërtet emocionues"

Messi ambasador i të verbërve, 90 mln euro fitim

11.09.2020 - 13:21

Muaji i thashethemeve është lënë pas dhe tashmë Lionel Messi është fokusuar totalisht në objektivat e radhës. Ylli i Barcelonës ka nisur stërvitjen me Barcelonën, duke bërë në këtë mënyrë një armëpushim mes palëve.

Pavarësisht gjithçkaje, Messi vijon të jetë shembulli konkret për të gjithë të rinjtë dhe këtë e tregon më së miri marrëveshja e fundit e argjentinasit. Lionel Messi ka surprizuar personat me probleme të shikimit pasi për 3 vitet e ardhshme do të jetë ambasador i OrCam Technologies.

Kompania ka si qëllim mbështetjen dhe ndihmesën për të gjithë ata persona që kanë probleme me shikimin dhe kush më mirë se Messi do të ndihmonte në kompletimin me sukses të këtij misioni.

“Ata thanë se ai ishte shumë i vogël. Tani ata thonë se ai është rritur shumë i madh. Ata thonë se ai ka ndaluar së dashuruari qytetin. Ata thonë se zemra e tij nuk është në të. Ata thonë se dinastia ka mbaruar. Ata thonë që madhështia e tij është zhdukur. Atëherë, çfarë thotë ai? ” – thuhet në spotin e prezantimit të Messit, i cili mbyllet me mesazhet: “Asnjëherë mos hiq dorë nga madhështia” dhe “Bëhu një mbret”.

“Jam shumë krenar që jam ambasador i OrCam sepse me të vërtetë do të sjellë ndryshim. Ne po shohim një pajisje që do të ndryshojë jetën e përdoruesve të saj. Ka qenë një proces vërtet emocionues, takimi me këta njerëz nga e gjithë bota ka qenë një gjë vërtet magjike, frymëzuese” – u shpreh Messi, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me këtë kompani, nga ku do të arkëtojë fitime neto prej 90 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të mbyllë karrierën aty

Messi do durojë deri në mars te Barcelona…

Ylli i Barcelonës rrëfen gjithçka

“Arsyet pse qëndrova, presidenti më gënjeu”