MENU
klinika

Mund të mbyllë karrierën aty

Messi do durojë deri në mars te Barcelona…

06.09.2020 - 13:14

Pavarësisht se Lionel Messi kërkoi largimin nga Barcelona, nuk është habi që ai ta mbyllë karrierën si Blaugrana. Atij i duhet të durojë deri në muajin mars 2021.

Në pranverë zhvillohen zgjedhjet për president të klubit dhe Barçën pritet ta marrin në dorë njerëz të tjerë. Joan Laporta është një prej kandidatëve. Nëse Messi sheh një plan të qartë të drejtuesve të rinj për të arritur te suksesi, atëherë argjentinasi mund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në klubin ku fitoi gjithçka.

Nga janari, FIFA i lejon argjentinasit të fillojë të negociojë me klubin e ri, por me shumë mundësi Messi do nisë ta bëjë këtë pas muajit mars, pra pasi të mësojë se cili do të jetë presidenti i ri i Barcelonës.

Do dëgjojë projektin dhe ofertën e klubit e më pas do shqyrtojë mundësitë për të ardhmen e tij. Nesër sulmuesi argjentinas do të paraqitet në qendrën stërvitore. Duke njohur natyrën e tij, nuk pritet polemika me trajnerin, ndërsa presidentin Bartomeu e quajti gënjeshtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli i Barcelonës rrëfen gjithçka

“Arsyet pse qëndrova, presidenti më gënjeu”

I arrin në një sezon te Barcelona

Katër rekorde që nuk thyen dot Messi po u largua