MENU
klinika

Ja ç'shkruan Reuters

Metali i çmuar që mund të fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian?

08.09.2020 - 16:38

“Europa i bashkohet përleshjes globale për mineralet kritike”, mban titullin një artikull i publikuar së fundmi nga Reuters e që e vë theksin te fakti se, Europa po e humbet betejën globale për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar.

Në artikull përmendet edhe Shqipëria.

“Kapaciteti prodhues i Europës, sidomos në fazën e rafinimit dhe të procesimit është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulta, kryesisht nga Kina”  shkruan artikulli.

Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux.

“Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në këtë drejtim, apo nëse të tjera rajone në botë do të futen në garë” – thotë shoqata.

Të njëjtin mendim ndan edhe vetë Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian.

KE ka detajuar një plan të gjerë, sidomos për të ulur varësinë nga importet, gjë që është ekspozuar ndjeshëm pas shpërthimit të pandemisë.

Bashkimi Europian është duke ndjekur tani të njëjtën rrugë si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e zinxhirit vetë – furnizues të këtyre metaleve.

Unioni ka të hartuar një listë të mineraleve kritike, mes të cilave edhe platinin.

Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian këmbëngul për integrimin e Ballkanit Perëndimor në zinxhirin europian të furnizimit, thotë Reuters, duke e arsyetuar këtë me faktin se, Shqipëria ka depozita platini.

Serbia, gjithashtu sipas Komisionit Europian ka rezerva të një minerali nga grupi i metaleve kritike.

Megjithëse jo në sasinë e Shqipërisë dhe Serbisë, edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë rezerva të mineraleve të listës së KE, ve në dukje artikulli i Reuters.