Një tjetër befasi në Konferencën e Lindjes në gjysmëfinalet e NBA. Ajo që vijon të surprizojë është skuadra e Miami Heat, që fitoi sërish ndaj Milwaukee Bucks, këtë herë me shifrat 116-114 dhe udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve.
Skuadra nga Florida e udhëhoqi ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke patur një epërsi të vogël. 7 lojtarë të Miami realizuan mbi 11 pikë (Dragic shënuesi më i mirë me 23 pikë), ndërsa për Bucks nuk mjaftuan 29 pikët e 14 rebound të Antetokounmpo për të fituar.
Në Lindje, deri më tani kryesojnë dy skuadra 2-0 (Miami dhe Boston) që nuk ishin parashikuar ndaj skuadrave pretendente si Toronto dhe Milwaukee. Të shohim nëse favoritët do të dinë të përmbysin…
Në Perëndim, Houston Rockets është skuadra e katërt gjysmëfinaliste pas fitores 104-102 ndaj Oklahomës City Thunder, në ndeshjen e shtatë çerekfinale.
Sfidë me rivalitet dhe emocione, vendosur në fundin e saj. Kolektiviteti i Houston bëri diferencën në momentet vendimtare: Gordon e Covington nga 21 pikë, Westbrook 20 dhe Harden 17 pikë, një kuartet fitues. Në gjysmëfinale, Houston do të luajë ndaj Lakers.
KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF
Milwaukee Bucks – Miami Heat 114-116 (0-2)
Boston Celtics – Toronto Raptors (2-0)
KONFERENCA E PERËNDIMIT, – ÇEREKFINALE PLAY OFF
Los Angeles Lakers – Portland Blazers (4-1)
Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks (4-2)
Denver Nuggets – Utah Jazz (4-3)
Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 104-102 (4-3)
KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF
Los Angeles Clippers – Denver Nuggets
Los Angeles Lakers – Houston Rockets